Ish-kryeministri pakistanez akuzohet për terrorizëm

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, sipas ligjeve kundër terrorizmit.
Hetimet ndaj tij vijnë pasi ai ka akuzuar policinë dhe gjyqësorin se kanë ndaluar edhe torturuar aleatin e tij të ngushtë, nën akuzat për kryengritje.
Aktualisht tensionet janë të larta në Pakistan, pasi mbështetësit e Khanit janë mbledhur jashtë shtëpisë së tij dhe janë zotuar se do ta përshkallëzojnë situatën nëse ai arrestohet., transmeton rtv21.tv.
Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit, transmeton rtv21.tv.
Në një fjalim publik të shtunën, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare femër për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar të kolegut të tij partiak, Shahbaz Gill.
“Duhet të përgatiteni gjithashtu pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalimin, duke iu referuar drejtpërdrejt dyshes.
Zyrtarët akuzuan Khan për shkelje të aktit anti-terrorist të vendit për gjoja kërcënime kundër zyrtarëve shtetërorë.
Policia e pranishme në vendngjarje tha se nuk ishte aty për të arrestuar ish-udhëheqësin, por për të ruajtur rendin dhe ligjin./21Media

Back to top button