Mbi 3 orë pritje në Merdarë
Udhëtarët po vazhdojnë të përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.
Sipas, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Merdarë sot udhëtarët po presin deri 3 orë e 20 minuta për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër e gjysmë.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për të dalë udhëtarëve iu duhet të presin 60 deri në 70 minuat.
Po ashtu pritje deri 25 deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë dhe Mutivodë.
Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta./21Media
