Erdogan planifikon t’i bëjë bashkë Zelensky-in dhe Putinin!

Presidenti turk, Recap Tayyip Erdogan thotë se shpreson të organizojë një takim midis udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të Rusisë “në një të ardhme jo shumë të largët”.
Erdogan ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit. Duke folur pas një takimi të kabinetit, ai tha se shpresonte të organizonte një samit midis liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”, transmeton rtv21.tv.
Si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim midis Putinit dhe Zelenskit në javët e fundit.
Dje, përfaqësuesi i Rusisë në OKB në Gjenevë i tha “Financial Times” se një samit i tillë nuk ka gjasa.
Dhe Zelensky gjithashtu hodhi poshtë mundësinë javën e kaluar gjatë një takimi me Erdogan, duke i thënë liderit turk se ishte “shumë i befasuar” kur dëgjoi se Moska ishte “gati për një lloj paqeje”./21Media

Back to top button