Pacientët me sëmundje reumatike në protestë, kërkojnë furnizim me “Etanercept”

Pacientët me sëmundje reumatike sërish kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e medikamentit “Etanercept”.
Ata janë takuar me sekretarin e ministrisë Naim Bardiqi, shefin e kabinetit Kujtim Salihu dhe këshilltaren Lumturije Bekaj.
Pas takimit pacientët kanë thënë se Ministria ka shprehur gatishmëri për sigurimin e medikamentit “Etanercept”.
Por, pak minuta pasi ka përfunduar takimi, Ministria e Shëndetësisë i ka njoftuar se ka siguruar vetëm 100 njësi.
Sipas pacientëve kjo nuk do të jetë sasi e mjatueshme. Ata thonë se 100 ampula të siguruara tash përmes një donacioni, javën e ardhshme sërish do të furnizohen me të vetëm 50 pacientë e rreth 60 të tjerë përsëri do të kenë mungesë të tij.
Sa i përket kësaj asnjë nga zyrtarët e Ministrisë që kanë qenë në takim nuk janë për prononcuar për media./21Media

Back to top button