Policia kontrollon 36 lokale të natës, i mbyll nëntë prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë zbatuar planin operativ “Gushti 2022”.
Me ç’rast gjatë realizimit të operacionit policor, janë kontrolluar 36 lokale nate, është gjetur një revole me katër fishekë dhe dy thika, janë iniciuar tri raste penale, është identifikuar në një lokal një viktimë e supozuar e trafikimit, janë lergjitimuar 275 punëtorë të lokaleve.
Policia njofton se shtetësia e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari)./21Media

Back to top button