Afati i dytë i provimit të maturës, MASHTI: Ku janë evidentuar parregullsi, do të ndërmerren masa

Sot është mbajtur afati i dytë i provimit të maturës.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në vendet ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa, si ndaj administruesve, si ndaj nxënësve.
“Në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa që parashihen me Ligjin e Maturës, si ndaj administruesve, ashtu edhe ndaj nxënësve”, thuhet në shkrimin e MASHTI-t.
MASHTI njoftoi se në këtë afat kanë marrë pjesë rreth 5 mijë maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë. Provimi është organizuar në 59 qendra të Testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues, si dhe 600 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC)./21Media

Back to top button