Shtëpia e Bardhë bën thirrje për demilitarizim të zonës rreth centralit bërthamor
Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë të demilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden mbështet një vizitë të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike (IAEA) në central.
“Një mbyllje e kontrolluar e uzinës do të ishte alternativa më e sigur”, shtoi ai./21Media