Paraburgim edhe për dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S, që u arrestuan mbrëmë me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo për portalin rtv21.tv tha gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./21Media 

Back to top button