William Levy mbush 42 vjeç dhe shpërndan video që tregon se është më në formë se kurrë

Aktori William Levy , i cili aktualisht ndodhet në Tenerife të Spanjës, duke regjistruar serialin e ri, Montecristo, nuk ka reshtur së xhiruari as në ditëlindjen e tij. Këtë 29 gusht, aktori kuban mbush 42 vjeç dhe ndonëse i është dashur të punojë, ka gjetë kohë edhe për të festuar.
Pasi përfundoi regjistrimin e skenave të tij, Levy ka festuar me ekipin e tij me një vakt privat, të shoqëruar me muzikën mariachi që producenti ka angazhuar për këtë rast, përcjell portali rtv21.tv
Përveç kësaj, ai ka marrë kohë për të ndarë një video argëtuese me ndjekësit e tij në të cilën vlerëson shfaqjet e dashurisë që i kanë kushtuar sot:
“Përshëndetje njerëzit e mi. Këtu për t’ju falënderuar për gjithë dashurinë që më keni dhënë sot në një ditë të veçantë. Bëj 42 vjeç… Por ndihem ende i ri, kjo është gjëja e rëndësishme. “Po bëhem më i pjekur”, filloi duke thënë ai.
“Por mirënjohës për të gjitha mesazhet që më janë dërguar nga e gjithë bota. Më bën të ndihem si një person shumë me fat dhe shumë i bekuar”, përfundoi ai.


Kubani nis një vit të ri të jetës i fokusuar në punën e tij dhe duke u përpjekur ta mbajë jetën e tij private sa më të mbyllur. Vetëm pak ditë më parë ai kërkoi nga shtypi që të mos pyesnin më për ish-in e tij, Elizabeth Gutiérrrez. “Ju lutemi kërkoni të gjithë shtypin të mos më pyesin më për Elizabeth. Nëse doni të dini për të, shkoni pyeteni. Unë nuk jam askush që të flas për të. Ju lutem. Faleminderit”, ka shkruar Levy në rrjetin social Instagram./21Media

Back to top button