Kurti për grevën: Kërkesat iracionale nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua lidhur me grevën në arsim.
Ai tha se ekzekutimi i pjesshëm i pagës nuk ka të bëjë me inate, por sipas tij nuk mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë.
“Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës … kërkesat që njerëzit të paguhen për punën që nuk e bëjnë janë kthim i avazit të vjetër.”, tha Kurti pas përurimit të Abetarës së përbashkët me Shqipërinë.
Ai tute u bëri thirrje Drejtorëve të Arsimit në komunat e Kosovës që sipas tij mos t;u bëjnë trysni drejtorëve të shkollave ose arsimtarëve që të mos e mbajnë mësimin.
“Kërkesat sindikale dhe greva si instrument nuk duhet të dalin përtej racionales, nuk duhet të jenë të palogjikshme. Sepse kur dikush thotë duhet të ma rrisësh pagën 100 euro pyetja është pse jo 300 euro .. planifikimet financiare shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se ka dialog social, sipas tij Ministrja e Arsimit tri herë ka takuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharin.
“Kërkesat iracionale nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë”, përfundoi ai./21Media