Sindikalistët kërkojnë ndihmë nga opozita dhe presidentja për nisjen e dialogut me Qeverinë

Kryetari i Bashkimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, se dëshirojnë që në sektorin e arsimit dhe institucionet e tjera ku po mbahet greva, të kthehet normalitet
“I lus deputetët të mos pushojnë së vepruari, që të mundohen së bashku me ne që të gjejmë një derë të hapur në Qeveri, Qeveri e cila, e cila ne konsiderojmë se për momentin po dëshiron ta shtypë zërin sindikalë”, tha Jasharaj pas një takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,
Në grevë, përveç punëtorëve të arsimit janë edhe shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Jasharaj tha se i kanë ftuar për takim dhe kërkesë për ndihmë të gjitha partive në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe asaj në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit, Albin Kurti. Ai po ashtu tregoi se ka marrë një ftesë për takim edhe nga kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ne i kemi thënë kabinetit të saj po [për takim], por ende nuk kemi datë e jemi në pritje. Urojmë që presidentja t’i shohë palët e barabarta, mos ta shohë njërën palë më të privilegjuar dhe si njeriu i parë i Kosovës po urojmë, edhe te Zoti, që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë do të fillojë dhe kemi shpresa edhe tek ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, tha Jasharaj.
Kurse , lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se dialogu mes sindikatave dhe Qeverisë është i domoshdoshëm.
“Gjëja e fundit që konsiderojmë që është e domosdoshme tani është penalizmi i mësimdhënësve tanë në këtë krizë të rëndë ekonomike. Gjithashtu kemi ngritur dyshimet tona për muajin gusht, kur nuk ka pasur pasoja në sistemin arsimor, të ndërpriten pagesat në fjalë. Pra është dënim joligjor, nuk ka bazë ligjore”, tha Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button