Trumpi e quan Bidenin armik të shtetit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi shtëpinë e tij në Florida.
“Bastisja ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump.
Ai ishte në shtet për të promovuar dy kandidatë republikanë.
Dr Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA-së dhe senatori i shtetit, Doug Mastriano është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë.
Trump, 76 vjeç, kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy-orësh duke kritikuar kërkimin e FBI-së në fillim të muajit të kaluar.
Agjentët e FBI-së që kryen kërkimin gjetën dhjetëra dosje boshe të shënuara si të klasifikuara dhe dosjet sekrete u gjetën në zyrën e tij personale.
Disa herë, ai bëri thirrje që njerëzit që merren me drogë të marrin dënimin me vdekje./21Media
|m1\-w|m3ga|m5