Rama fton qytetarët për pastrimin e Badovcit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama fton qytetarët që vullnetarisht të bashkohen për pastrimin e Liqenit të Badovcit më 16 shtator.
“Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator. “, njofton Rama përmes një postimi në Facebook.
Kjo iniciativë të cilën Rama e quan si të qëlluar është ndërmarrë nga GIZ Kosovo, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova – Pamkos./21Media
|m1\-w|m3ga|m5
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?