Kaloni te përmbajtja kryesore

Këshilltarët e Macron dhe Schloz vijnë në Kosovë me Lajçakun

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, siç është bërë e ditur me 9 shtator do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Merret vesh se së bashku me të do të jenë edhe këshilltarët specialë të Presidentit Makron dhe Kancelarit Scholz, Pletnek dhe Bone.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se BE përshëndet përkrahjen e Presidentit Makron e Kancelarit Scholz për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, qëllimi i të cilit është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kryeministri ka pranuar një letër nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në të cilën e njoftojnë kryeministrin se kanë angazhuar dy këshilltaret e tyre për politike të jashtme dhe të sigurisë Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne për ta mbështetur Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 ka thënë se kryeministri Kurti e ka mirëpritur këtë angazhim dhe përkushtim shtesë të dy shteteve të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe mbështetëse të Kosovës në arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button