Antiterrori, RENEA e njësia Antieksploziv zbarkojnë tek ambasada e Iranit
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga Qeveria shqiptare, përfaqësuesit e Ambasadës së Iranit janë larguar nga selia e tyre diplomatike.
Afati i fundit i vendosur për largimin e tyre pas vendimit te qeverisë për të ndërprerë marrëdheniet diplomatike me këtë shtet, ka qënë ora 12:00 e kësaj të enjte.
Punonjësit e fundit të Ambasadës janë larguar në orën 11:00, duke marrë me vete edhe kuti me dokumente.
Një pjesë të dokumentave ata i kanë djegur mbrëmjen e së mërkurës.
Forcat e Antiterrorit dhe RENEA ndodhen në rrugën kryesore përballë Ambasadës dhe do të jenë gati për t’u futur në ambientet e brendshme pasi të skadojë orari i vendosur për largimin e tyre në vendi.
Vendimi për ndërprerjen e marrëdhenieve diplomatike me Iranin erdhi pasi sipas kryeministrit Edi Rama, ky vend është përgjegjes për agresionin kibernetik të kryer ndaj Shqiperisë në 15 korrik të këtij viti./vizionplus