BSPK: Ndalja e grevës pa dialog është dhunim i demokracisë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK ka thënë se Qeveria po mundohet ta ndalë grevën përmes presionit joparimor.
“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindurgrevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës porosit Partnerin Social – Qeverinë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë”, thuhet në deklaratën e BSPK-së
BSPK thotë se do të bënte shkelje të ligjit nëse do ndalonte grevën pa dialog.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”, përfundon shkrimi i BSPK-së.
Ndryshe, sot në konferencë për media, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva do ta vazhdojë dhe se nuk do të nisë mësimi, pasi sipas tij “Qeveria nuk po ka vullnet për dialog”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?