Rita, Dua dhe Bebe të pikëlluara për vdekjen e Mbretëreshës
Mbretëresha Elizabeta II vdiq mbrëmë në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Per vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta nga politikan, artistë e fytyra të njohura publike në mbarë botën.
Vdekja e saj ka prekur dhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Orën, Dua Lipën dhe Bebe Rexhen.
Yjet e muzikës shkruajnë se Mbretëresha ishte një grua e pabesueshme që i dha gjithë jetën vendit të saj.
View this post on Instagram

View this post on Instagram
Që nga viti 1952, ka pasur shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë. Por ka pasur vetëm një monark britanik.
Mbretëresha Elizabeta II mbretëroi për më shumë se 70 vjet më shumë se çdo monark britanik në histori. Ajo ishte 25 vjeç kur u ngjit në fron, transmeton rtv21.tv.
Elizabeth ishte lindur më 21 prill 1926, në Londër./21Media