Krasniqi: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
“Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave. Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!”, shkroi Krasniqi.
Krasniqi tha se “frontit kundër terrorizmit që udhëhiqet nga SHBA, i është bashkuar edhe Kosova”
“Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova. Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, përfundon shkrimi i Krasniqit./21Media

Back to top button