Xavi i dëshpruar pas humbjes nga Bayern Munich
Xavi ndjeu se Barcelona meritonte të largohej me tre pikë në ndeshjen kundër Bayern Munich të cilën e humbi.
Barça dominoi pjesën më të madhe të ndeshjës dhe vazhdoi të krijonte raste në pjesën e dytë, por humbën me rezultat 2-0 pas golave të Hernandez dhe Sane.
Mbrëmja u përshkrua si frustruese, pasi ata nuk dëshiruan të largohen nga Allianz Arena duarbosh – këto ishin mendimet e menaxherit të Barçës, pasi nuk u përmbajt në intervistën pas ndeshjes.
“Jam i dëshpruar. Nuk më pëlqen të humbas dhe nuk e merituam. Unë mendoj se ne ishim më të mirë, ne i dominuam ata. Por, kjo është Liga e Kampionëve. Procesi ishte mirë, por rezultati ishte i keq. Ishte një mundësi e artë për të fituar në këtë stadium dhe ne largohemi me një disfatë”, ka thënë Xavi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?