Superliga e Kosovës, Drita-Gjilani luhet pa tifozë

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e shtatë të edicionit të ri 2022/23.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, kurse përballja mes Llapit e Ballkanit është shtyrë, për shkak se ky i fundit zhvillon nesër ndeshje në Ligën e Konferencës.
Ndeshja më interesante sot do të jetë ajo mes Dritës dhe Gjilanit, ku derbi i qytetit do të zhvillohet pa tifozë pasi që policia e ka kërkuar këtë gjë për shkaqe sigurie.
Krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante, ku stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Prishtinës e Malishevës.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
15:00 Drita – Gjilani
15:00 Prishtina – Malisheva
Llapi – Ballkani (ndeshja është shtyrë).

Back to top button