Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthim në një shtëpi në Klinë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shperthimi që ka ndodhur në një shtëpi në Klinë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:22.
“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24-orës të PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button