Sveçla flet për grupet me uniforma në veri që i përmendi Vuçiq

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime intensive për grupet e armatosura dhe të uniformuara në veri të vendit, por se nuk mund të përgjigjet në pyetje konkrete për mosdëmtim të procesit.
Ai tha se në vazhdimësi kanë thënë se këto grupe që sulmojnë funksionimin e sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit të Kosovës janë të financuara dhe udhëhequra nga Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e Serbisë.
“Ne kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura të uniformuar me maska, në natën mes 31 korrikut dhe 1 gushtit”, ka thënë Sveçla në një konferencë për media.

Vuçiq, në seancën e Kuvendit serb ku u diskutua për Kosovën, për herë të parë ka treguar se më 31 korrik në veri të Republikës së Kosovës ishin shfaqur serbë, të rinj dhe të vjetër, më uniforma, të cilët, sipas tij, do ta “mbronin Kosovën nga agresorët”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button