Të mërkurën, Chelsea takohet me Salzburgun
Blutë kanë pësuar shumë gola këtë sezon dhe mund të detyrohen të punojnë shumë nga kampionët austriak këtë javë.
Chelsea përballet me Salzburgun në Stamford Bridge të mërkurën në mbrëmje në atë që do të jetë ndeshja e parë e trajnerit të ri, Graham Potter.
Potter e zëvendësoi Thomas Tuchel, i cili u shkarkua pas humbjes 1-0 të Chelsesa si mysafir ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e parë të grupit E të Ligës së Kampionëve javën e kaluar./21Media