Tropojë, përmbytje në dy fshatra, 7 familje të bllokuara

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Prefekturës së Kukësit njoftoi për situatën në bashkinë e Tropojës.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Emergjencës Civile të  bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut: ka përmbytje të jashtëzakonshme në fshatin Fushë-Lumi të njësisë administrative Margegaj dhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyc.
Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.
Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.
Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente./oranews

Back to top button