Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë, që do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga veriu.
Nga Instituti është thënë se përveç ditës së hënë që do të jenë temperaturat më të larta, në ditët tjera pritet të ketë temperatura më të ulëta, e po ashtu do të ketë edhe reshje shiu.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius. Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal. Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media