Komuna e Mitrovicës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë në hapësira publike
Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.
Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave e mopedëve elektrikë në sheshin e Mitrovicës së Jugut.
Pos kësaj, ndalohen edhe ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.
Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit./21Media