Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla i kërkon Vuçiqit të mos përkrah dhunën

Një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili i kërkon Vuçiqit të mos i përkrah verpimet e dhunshme ndaj qytetarëve të Kosovës
“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Ministri kosovar i kërkon Presidentit serb Aleksandar Vuciqit që të mos i përkrah strukturat ilegale.
“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles./21Media

Back to top button