Blake Lively ka postuar fotot e saj të shtatzënisë
Blake Lively vendosi që nëse dikush do të shpërndante fotot e saj të shtatzënisë, do të ishte ajo.
Gjatë fundjavës, aktorja amerikane shpërndau fotogrfi të pritjes së ëmbël në Instagram, me shpresën se do t’i largojë gazetarët që, siç thotë ajo, e presin para shtëpisë.
Lively ka treguar për presionet me të cilat përballet si një personazh i famshëm gjatë shtatzënisë, përcjell rtv21.tv
“Këtu janë fotografitë, në të cilat shfaqem unë shtatzënë në jetën reale, prandaj 11 njerëzit që presin jashtë shtëpisë sime për të vështruar do të më lënë të qetë. Po më frikësoni mua dhe fëmijët e mi. Faleminderit gjithë të tjerëve për gjithë dashurinë dhe respektin, dhe që vazhdoni të mos i ndiqni profilet dhe publikimet që shpërndajë fotografi të fëmijëve. E keni gjithë fuqinë kundër tyre. Dhe faleminderit mediave që kanë politikë redaktuese për të mos i shfaqur fëmijët. Ju e bëni gjithë dallimin. Shumë dashuri”, ka shkruar 35-vjeçarja në përshkrim.

Lively dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i cili u martua në vitin 2012, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku.
Ylli i “Gossip Girl” zbuloi për herë të parë shtatzëninë e saj javën e kaluar në tapetin e kuq gjatë samitit të 10-të vjetor të Forbes Power Women’s në New York City./21Media