Vuçiq thotë se një shtet tjetër ka tërhequr njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte nga New Yorku, se ka marrë një notë tjetër nga një shtet për tërheqje të njohjes së Kosovës.
Vuçiq këtë e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, raporton N1.
“Unë dua të them se po sjell lajme të mira për qytetarët e Serbisë. Mora një notë tjetër për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Unë vetëm dua t’u them qytetarëve të Serbisë se kjo është një dosje më shumë në kasafortën e shtetit tonë, ne kemi një notë më shumë, kështu që po forcojmë pozitën tonë, të paktën në OKB”, ka thënë Vuçiq.
Serbia, që nga viti 2017, ka bërë fushatë agresive diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës./21Media