Lajçak takohet me Escobar: Shumë gjëra për të folur
I dërguari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak, është takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në New York.
Lajçak përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se kanë biseduar bashkë për një numër të madh gjërash.
“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar ai në Twitter./21Media
Always good to compare notes with my good friend and colleague US Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar. Grateful for our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. Lots to talk about. pic.twitter.com/NiTTMmWSl9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?