Rama takohet me Infantinon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon.
Pasi që kreu vizitën e tij në stadiumin “Air Albania”, ku edhe u prit nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, Infantino tani është takuar me numrin një të Shqipërisë, Edi Ramën.
Po ashtu, prezent në këtë takim ishte edhe legjenda e Interit, Youri Djorkaeff, i cili është pjesë e delegacionit të FIFA-s që ka arritur për vizitë në Shqipëri.
“Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”, shkroi Rama në Facebook./21Media