Konfiskohen mbi tre kg substancë narkotike të llojit marihuanë
Policia kufitare sot ka konfiskuar mbi tre kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.
Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rriskut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
”Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram.Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media