Presidentët e 9 vendeve të NATO-s mbështesin anëtarësimin e Ukrainës

Presidentët e nëntë vendeve të NATO-s nga Evropa Qendrore dhe Lindore lëshuan një deklaratë të përbashkët të dielën duke dënuar aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia dhe duke i bërë thirrje NATO-s që të rrisë ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën. 

Deklarata thekson se liderët e këtyre vendeve “vizituan Kievin gjatë luftës dhe dëshmuan me sytë e tyre efektet e agresionit rus”.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk i njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar ndonjë territor ukrainas”, thuhet në deklaratë, transmeton rtv21.tv

Presidentët e Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë shprehën mbështetjen e tyre të vendosur për “vendimin e Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008 në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Aleancë”.

“Ne mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, kërkojmë që Rusia të tërhiqet menjëherë nga të gjitha territoret e okupuara dhe të inkurajojmë të gjithë aleatët që të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën”, vazhdoi deklarata. 

Deklarata gjithashtu u bën thirrje “të gjithë atyre që kryejnë krime agresioni” të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë./21Media

Back to top button