Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Një 29 vjeçar, i cili ishte i kërkuar, u arrestua sot në Ferizaj.
Siç informoi Policia, V.D ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy muajve.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, u bë e ditur në komunikatë.
Policia Rajonale e Ferizajt shtoi se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button