Trepça-Prishtina, derbi i rivalëve të vjetër
Të mërkurën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.
Ky takim ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane të këtyre dy skuadrave.
Këto dy skuadra renditen në pozitat 3 dhe 4, me tri fitore e një humbje, andaj pritet një përballje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave./21Media
