Vuçiq takon ambasadorin rus, flasin për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harchenko.
Në njoftimin e Presidencës serbe thuhet se ata diskutuan edhe për situatën në Kosovë, si dhe për çështje rajonale.
Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan tema nga fusha e bashkëpunimit bilateral, si dhe shkëmbyen mendime për situatën gjeopolitike, ka shkruar “Tanjug”./21Media

Back to top button