Shkencëtarët zbulojnë “varrezën” e yjeve të Rrugës së Qumështit
Shkencëtarët zbuluan një anë të errët të galaktikës tonë. Në hartën e parë dedikuar Rrugës së Qumështit, ata zbuluan një siç e quajnë ata, varrezë galaktike apo ferr galaktik i mbushur me mbetjet e atyre që dikur ishin diej masiv, e tani janë vrima të zeza dhe yje neutron. Ky zbulim u publikua në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.
Shkencëtarët sqaruan se mbetjet tregojnë rrënjësisht një distribuim tjetër dhe strukturë të galaktikës së dukshme. Këto mbetje dikur ishin yje masiv, tetë herë më të mëdhenj se dielli ynë, thuhet në studim. Por, kështu ishin derisa karburanti i tyre u shpenzua dhe ata u shembën, duke u bërë kështu vrima të zeza apo yje neutron.
Shkencëtarët shfrytëzuan këtë informacion dhe krijuan hartën e parë me të dhëna që tregojnë se ku kanë mbetur ata.
Ata ndërtuan një model përmes të cilit tregojnë se kur yjet u lindën, kur vdiqën dhe si u zhdukën nga galaktika.
Yjet neutron të rinj dhe vrimat e zeza gjenden lehtë nga shkencëtarët, ndërkaq të vjetrit sipas tyre është vështirë të gjenden. Ata thonë se gjetja e këtyre yjeve ishte sikur të gjenin një varrezë mitike elefantësh.
Yjet duket se zhduken në mënyrë të mistershme, thanë ata.
Disa shpencëtarë thanë se ky zbulim i ka hutuar paksa, sepse nuk kanë pritur një ndryshim kaq radikal të formës së yjeve.
Ata tani janë duke zhvilluar një teknologji për t’i ndjekur ata dhe janë të bindur se bota e nënëdheshme galaktike nuk do të mbesë e mbështjellë në mister për kohë të gjatë./21Media