Koalicionet, Bajraktari: Një përafrim mes LVV dhe LDK mund të vjen në shprehje

Bazuar në rezultatet e deritashme avokati Ardian Bajraktari thotë se institucionet nuk mund të ndërtohen pa një marrëveshje, konsensus dhe kompromis mes partive politike. Sipas tij, vendi ka nevojë për një qeveri stabile teksa si koalicion të mundshëm e sheh atë mes LVV dhe LDK-së.
“Duhet parë një herë certifikimin ku sipas KQZ mund të ndodh me 6 korrik. Prej nga ku fillon afati kushtuese për ftesën për seancën konstituive-konstituim të kuvendit… Nga ai moment nisi detyrimet e tjera si për çështjen e negociatave për qeverinë por njëkohësisht edhe afatit kushtetues për zgjedhjen presidentit që duhet të bëhet jo me vonë se 60 ditë nga konstituimi i kuvendit. Sipas afateve në pjesën e parë të gushtit duhet ta kemi konstituimin e Kuvendit. Marrëveshja, konsensusi dhe kompromis janë bazament i sistemit demokratik. Partitë të punojnë mbi atë që nënkupton marrëveshje konsensus e kompromis mbi të gjitha për presidentin por edhe qeverinë. Një qeveri stabile jashtëzakonisht e rëndësishme. Një përfarim mes LVV dhe LDK mund të vjen në shprehje”, tha Bajraktari për RTV21./RTv21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?