Kurti: “Kosova s’ka pasur qeverisje më të mirë”!
Pensionistët këtë muaj do t’i marrin nga 100 euro shtesë
Kryeministri, Albin Kurti, i thuri lavde Qeverisë së tij, në mbledhjen e 100-të të kabinetit qeveritar. Teksa numëroi të arriturat dhe sfidat, Kurti vlerësoi se Kosova nuk ka pasur qeverisje më të mirë. Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi të ekzekutoj mbi 28 milionë euro në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin. Pensionistët edhe këtë muaj do t’i marrin nga 100 euro shtesë./21Media