Demolli: Kosova, e fundit në Ballkan që ofron kushte të punës
Punësimi i grave në vend mbetet ende një ndër çështjet më të diskutuara.
Luljeta Demolli në “Start Up” të RTV21, ka listuar gjërat që kanë çuar deri në këtë dukuri aspak të kënaqshme.
Demolli tha se Kosova është vendi i fundit në Ballkan që ofron punë ose kushte të punës, pavarësisht gjinisë.
“Shpresojmë që do të rritet efikasiteti, njëfarë vëmendje më e madhe për punësimin e grave. Kosova në Ballkan është e fundit për punësim, por edhe për kushtet e punës”, tha Demolli./21Media