Kaloni te përmbajtja kryesore

SOCIALE: Rreth 25 mijë familje në Kosovë jetojnë nga ndihmat

 “Banka Botërore 17.6% e popullsisë jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë
Banka Botërore e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve më të varfëra  me 17.6% të popullsisë që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë. Banka tha se rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund ta rrisin varfërinë në rajonin e Ballkanit, ku shumica e buxhetit të familjeve shkon për ushqime. Rreth 25 mijë familje në vendin tonë aktualisht marrin asistencë sociale, ndërsa njohës të ekonomisë thonë se qeveria duhet të investojë më shumë në përforcimin e sektorit privat, që konsiderohet si indikator kryesor për zbutjen e varfërisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button