Peci s’i pranon vërejtjet e KQZ-së për punën e dy kryetarëve
Bashkëkryetari i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka reaguar pasi KQZ ka dhënë vërejte që kjo parti t’i ketë dy kryetarë.
Ai tha se nuk “mund t’i diskutojë vendimet e paqena”.
“Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit””, ka shkruar Peci.
Në fund, Peci ka shkruar se “Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide”.
Partia Guxo ka zgjedhur dy kryetarë të përbashkët për ta udhëhequr partinë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?