Kosova U17 mposht 9:0 Moldavinë
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës së femrave dhe asaj të Moldavisë në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja e kanë shkatërruar Moldavinë me rezultat të thellë 9:0.
Vashat e Kosovës U17 i nisën në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet drejt këtij Evropiani, i cili po zhvillohet në Shqipëri.
Golat për skuadrën e Sanije Krasniqit i shënuan Alba Shabani (2’, 17’, 22’, 78’), Shenarta Bela (28’ dhe 53’), Rita Feka (15’), Elona Paci (70’) dhe Aurora Mulliqi (74’).
Përballja e radhës për “Dardanet” e reja do të jetë këtë të premte kundër Maqedonisë së Veriut, kurse të hënën do të zhvillojnë ndeshjen kundër Shqipërisë.