Varhelyi: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes evropiane
Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane ndërsa theksoi se duhet të krijohet shpejt një treg i përbashkët rajonal për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha avantazhet e mbështetjes së BE-së.
Varhelyi, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm si pjesë e procesit të Berlinit, me ftesë të ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbock, tha në Twitter se “procesi i Berlinit është i rëndësishëm në axhendën e zgjerimit të BE-së”.
Varhelji shtoi se në agjendë është edhe siguria energjetike.
#BerlinProcess – #Energy security is high on our agenda.
Completing the Common Regional Market has to advance fast to reap the full benefits of the EU’s support.
The Western Balkans are part of the European Family!— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 21, 2022
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, tha më herët sot se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të krijojnë bazën për një treg të përbashkët rajonal, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të BE-së./21Media