“Suksesi i funksionimit të ShKK-së është sukses i dyfishtë”
Zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu tha se njësia korrektuese e Eulex-it ka kontribuar për rritjen e efikasitetit të Shërbimit Korrektues në Kosovë.
Kështu u shpreh ai në diskutimin për rolin e mbështetjes së këtij misioni për sistemin korrektues të Kosovës.
“Suksesi i funksionimit të ShKK-së është sukses i dyfishtë. Pasqyron edhe njësinë korrektuese të Eulex-it. Ministria e Drejtësisë janë përherë mirënjohës ndaj gjithë partnerëve tanë. Efiktiviteti i bashkëpunimit të deritanishëm do të vazhdojë”, u shpreh Sallahu.
Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ky institucion është shembull tashmë në rajon.
“Njësia korrektuese ka dhënë një varg donacionesh, si: vetura, pajisje teknologjike, telefona e varg e varg donacionesh. Po ashtu njësia korrektuese ka iniciuar edhe njësinë për vlerësim dhe kategorizim të të burgosurve. Ka kontribuar edhe për pjesëmarrjen e ekspertëve në hartimin e ligjit. Përveç trajnimeve, njësia korrektuese ka dhënë kontributin edhe për dhënien e ndihmës së parë dhe parandalimit të rreziqeve të burgosurve”, tha ai.
Shefja e Njësisë Korrektuese të Eulex-it, Ritva Vahakoski theksoi se në një trajnim kanë marrë pjesë mbi 80 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues.
“Njësia korrektuese monitoron nevojën e grupeve të cënueshme. Nga viti 2008 deri në 2012, ka përfshirë një grup të armatosjes për shoqërimin e të burgosurve. Grupi për shoqërimin ka qenë i ndarë në dy njësi, një në Lipjan dhe një Dubravë. Nga viti 2010 deri më 2018, njësia korrektuese ishte përfshirë në planifikimin dhe ndërtimin e qendrave tjera korrektuese. Sot në këtë njësi janë vetëm pesë pjesëtarë ndërkombëtarë dhe pesë vendorë”, tha ajo.
Shefi i shtyllës së Eulex-it për Monitorim, Benny Tollestrup Jensen tha se njësia korrektuese përcjell gjithë zingjirin e drejtësisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?