“Në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçak”, Kurti nuk përgjigjet për pretendimet e Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur ndaj pretendimeve të ish-presidentes Vjosa Osmani për mungesë të transparencës lidhur me një takim që ajo pretendoi se ka ndodhur në mes tij, ish-emisarit për dialog Mirosllav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Osmani, e cila është bartëse e listës zgjedhore të LDK-së, në kuadër të fushatës zgjedhore më 13 maj, akuzoi Kurtin se kishte zhvilluar një takim disaorësh me Vuçiqin dhe Lajçakun, për të cilin, sipas saj, nuk ishte informuar publiku.
Kurti u ballafaqua nga gazetarët të enjten gjatë një vizite në Mitrovicën e Jugut, mirëpo ai nuk pranoi të përgjigjet.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?