Schulz: Vuçiq po bën lojë të dyfishtë me Bashkimin Evropian
Ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha në Prishtinë se loja e dyfishtë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk është një kredibilitet ndaj Bashkimit Evropian.
Schulz mori pjesë në një Samit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Kosovë, në të cilin veç tij pjesëmarrësi ishte edhe ish-kryemninistri grek, Papandreu, i cili tha se ëndërra evropiane e rajonit është bashkëjetesë në paqe dhe zhvillim. Kryeministri Kurti e kritikoi Serbinë për qasje pro-ruse me tendenca destabilizimi në Ballkan./21Media