Kaloni te përmbajtja kryesore

​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake

(Lajm j pêrditêsuar)

​Prokuroria jep detaje për rastin në Podujevë: Të përfshirë nip dhe dajë, motivi: mosmarrëveshja paraprake

Në përleshjen e sotme e armatosur në Podujevë nga të shtënat me armë zjarri, lëndime trupore pësuar tre persona të përfshirë në ngjarje si dhe një kalimtar i rastit, konfirmoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, përleshja dyshohet se ishte mes familjarëve: nip dhe dajë, ndërsa dyshohet se motivi lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se sot, rreth orës 13:40, në sheshin ‘’Bulevardi i Dëshmorëve’’ në Komunën e Podujevës, ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet tre (3) personave. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore kanë pësuar tre (3) persona të përfshirë në ngjarje, si dhe një kalimtar i rastit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Me këto veprime të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personat e lënduar me armë zjarri, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

​Nga katër të plagosurit në Podujevë, tre janë familjarë e një kalimtar rasti

Policia në Podujevë ka dhënë detaje duke thënë se nga katër të plagosurit, tre janë familjarë dhe një është kalimtar i rastit.

Nënkoloneli i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani tha se motivi i ngjarjes nuk dihet saktë, por tha se dyshohet se e gjithë ngjarja të ketë ndodhur për probleme familjare.

“Sot rreth orës 14:00 stacioni policor në Podujevë ka marrë informata se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante i janë përgjigjur rastit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit janë të plagosur katër persona. Tre që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në incident dhe një kalimtar i rastit, i cili për fat të mirë ka lëndime të lehta trupore. Për motivin s’mund të them ende sigurt pasi jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve. Nga informacionet që i kemi dhe incizimeve që i kemi nxjerr, nga vendi i ngjarjes tre persona që kanë qenë direkt të përfshirë janë të lënduar nga arma e zjarrit dhe të njëjtit po trajtohen në QKUK. Kanë lidhje familjare, problemet janë familjare dhe kjo mund të jetë motivi, por saktë nuk mund të themi asgjë”, tha Shabani në prononcim për media, raporton KosovaPress.

Ai foli edhe për zyrtarin policor me rroba civile, i cili tha se është hetues i stacioni policor të Podujevës dhe ka qenë në detyrë zyrtare gjatë intervenimit.

Më herët, drejtori i QKUK-së, Naser Syla, tha se katër të plagosurit janë pranuar në Emergjencë, ku njëri prej tyre tashmë ka hyrë në operim, kurse gjendja për të katër të lënduarit është e rëndë por stabile.

“Dyshohet se janë familjarë”, detaje nga rasti në Podujevë

Lidhur me plagosjen në Podujevë është deklaruar Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, ka bërë me dije se dyshimet e para janë se të përfshirët në konflikt janë familjar.

“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë- kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia janë të angazhuar”, ka thënë ai për Betimi për Drejtësi.


Katër të pla*osurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile

Numri i të plagosurve në Podujevë është katër, një më shumë seç kishte njoftuar Policia e Kosovës.

Katër të plagosurit aktualisht po trajtohen në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e të plagosurve është e rëndë, por stabile, ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.


“Tre persona të pla*osur”, Policia jep detaje për të rastin në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Enis Pllana, ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

 

 


Të shtëna me ar*ë në qendër të Podujevës, dyshohet për të vde*ur

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qendër të Podujevës.

Po raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, teksa thuhet se dyshohet edhe për të vdekur.

Portali rtv21.tv ka derguar pyetje në Polciinë e Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button