Më 5 nëntor mbahet protestë për tërheqjen e 30% të Trustit 

Organizatoret e peticionit të trusti kanë bërë të ditur se me 5 nëntor, përmes një marshi paqësor nga Biblioteka Kombëtare e deri tek Qeveria e Kosovës do të kërkohet tërheqja e 30% të Trustit. Iniciuesi i projektligjit për trustin deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se edhe përkundër faktit që qeveria nuk ka dhënë përgjigje, projektligji për trusin do t’i shpërndahet deputetëve pa mendimin e qeverisë.
Mbi 21 mijë nënshkrime të qytetareve të Kosovës janë dorëzuar në Kuvend për tërheqjen e 30% të kusimeve pensionale, megjithatë kjo çështje nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Iniciator i peticionit të qytetarëve për Trustin, Adnan Jashari, tha se tërheqja e kursimeve pensionale është urgjente dhe e domosdoshme në këtë kohë kur qytetarët po ballafaqohen me rritje enorme të çmimeve.
“Ka kaluar afati ligjor dhe Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendim rreth nismës legjislative të qytetarëve për projektligjin e tërheqjes së kursimeve të Trustit deri në 30%, andaj ne si grup dhe iniciativë në grup që ka rreth 28 e 700 anëtarë kemi menduar që t’i ndryshojmë format pasi që Qeveria po i ngadalëson hapat e saj drejt miratimit të projektligjit dhe kemi menduar që javën e ardhshme të mbahet një protestë e qetë, paqësore, t’i tregojmë Qeverisë dhe Kuvendit që kërkesa e qytetarëve është e sinqertë, urgjente dhe e domosdoshme në këtë kohë kur qytetarët po përballen me një krizë enorme të ngritjes së çmimeve…Të shtunën në ora 12:00 përballë Qeverisë dhe Kuvendit”, tha Rrushtemi
Organizatori i protestës që pritet të mbahet javën e ardhshme Visar Dili, u beri thirrje pozitës dhe opozitës ta mbështesin iniciativën e qytetarëve dhe ta votojnë tërheqjen e trustit.
“Mbledhja e qytetarëve do të filloj më herët, rreth orës 10:30, mendojmë ta bëjmë një marsh nga Biblioteka Kombëtare deri tek Qeveria….Duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që të dalin njëzëri dhe t’ua mundësojnë qytetarëve që ta kalojnë dimrin pak më të lehtë…. kanë marr edhe kredi për të kaluar dimrin, mos t’i zhysim qytetarët në borxhe nga këtu pres dhe i bëj thirrje Qeverisë dhe deputetëve që të reflektojnë mbi këtë vendim dhe tua mundësojnë qytetarëve tërheqjen e atyre mjeteve pasi ato mjete tashmë janë rreth 215 milionë euro që janë të humbura nga Trusti, ajo është shuma që do ta mbulonte tërheqjen ajo shumë nuk do të shkonte kot por do të qëndronte në vend”, tha Visar Dili, organizator i protestës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është një nga iniciuesit kryesorë të këtij projektligji, Bekim Haxhiu, thotë se edhe përkundër faktit që qeveria nuk ka dhënë përgjigje, projektligji për trusin do t’i shpërndahet deputetëve pa mendimin e qeverisë.
Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia, Kuvendi i Kosovës miratoj Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, duke u mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale. Në qershor të këtij viti kuvendi i pati thënë jo tërheqjes nga Trusti. Ndërsa, peticioni nisi menjëherë pas rrëzimit të projektligjit në kuvend./21Media

Back to top button