Bislimit nuk i lejohet hyrja në Beograd
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita në Serbi nga Policia e këtij shteti “për shkaqe sigurie” pak para se të arrinte në Beograd.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Bislimit, Klisman Kadiu.
Ai tha se bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi janë duke u kthyer në Kosovë. Dhe sapo ta kalojnë kufirin do të deklarohen për media.
Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00./21Media